Spiropali: Gjuha shqipe për ne është e shenjtë, cenimi i saj, cenon identitetin e shqiptarëve
Gjatë fjalimit të saj në Kuvend, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, foli edhe për zbatimin e gjuhës shqipe.
Ajo deklaroi se shpreson që ligji për gjuhët të zbatohet tërërsisht, duke shtuar se cenimi i gjuhës shqipe në çfarë do forme, cenon identitetin e shqiptarëve.
Spiropali tha se shpreson që vendimi i Gjykatës Kushtetuese, të jetë në frymën e Marrëveshjes së Ohrit.
“Gjuha shqipe, së paku për ne, është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë, padyshim se dhëmb shumë dhe cenon këtë identitet që në ofrojmë në këtë botë të madhe në rajon e më tej si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për mundësinë e ndryshimeve të mundshme varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese por presim që trazime të tilla të kenë zgjidhje sipas frymës së Marrëveshjes së Ohrit”, tha Elisa Spiropali.