Spektakël në Baku!!! Pistë e mallkuar për Leclerc, triumfon Piastri, aksident në fund

Spektakël në Baku!!! Pistë e mallkuar për Leclerc, triumfon Piastri, aksident në fund

Piloti australian Oskar Piastri fitoi sot pasdite garën e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1. Një garë fantastike e Piastrit, që u nis nga vendi i dytë dhe arriti të parakalojë Sharls Leklerk në mesin e garës. Leklerk me Ferrari, që e nisi për të katërtin vit me radhë garën nga vendi i parë, nuk ka arritur të fitojë asnjëherë në këtë pistë, që duket e mallkuar për monogaskun. Një garë spektakolare, nga xhiro e parë deri tek e fundit, garë e mbyllur nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë, për shkak të aksidentit mes Serhio Perez e Karlos Sainz, dy xhiro nga fundi. Dy pilotët duelonin në ato momente për podiumin. Për pasojë, në podium u ngjit britaniku i Mercedesit, Xhorxh Rasëll, që përfitoi nga përplasja, duke e mbyllur garën i treti. Një garë fantastike bëri edhe britaniku tjetër Lando Noris me Meklaren, që u nis nga vendi i 16-të dhe e mbylli atë në vendin e katërt. Ai arriti të parakalojë në garën për titull holandezin e Red Bullit, Maks Verstappen, që pati probleme dhe u rendit i pesti.

MARKETING