Spektakël golash në “Der Klassiker”, Bayerni fiton dramën ndaj Dortmundit

Spektakël golash në “Der Klassiker”, Bayerni fiton dramën ndaj Dortmundit

Bayern Munich ka fituar me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit në kuadër të javës së 24-të në Bundesliga.

Ndeshja filloi me ritëm të lartë dhe rastet e shumta, ku Dortmund mori avantazhin e hershëm në minutën e 26-të, ku Nico Schlotterbeck me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 54-të, Bayerni arriti të barazonte rezultatin. Serge Gnabry e shfrytëzoi një top brenda zonës, duke e kaluar me kokë drejt portës, ku Harry Kane ishte i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-1.

Ndeshja vazhdoi me raste të shumta për të dyja ekipet. Maximilian Beier, Michael Olise dhe Daniel Svensson provuan disa herë për Dortmund, por përpjekjet e tyre u ndalën nga mbrojtja ose ishin pak të pasakta.

Bayern gjithashtu pati disa raste të pastra për gol, veçanërisht kur Harry Kane dhe Serge Gnabry krijuan presion të vazhdueshëm në zonën e Dortmundit.

Momentin vendimtar erdhi në minutën e 70-të, kur një ndërhyrje e gabuar e Nico Schlotterbeck brenda zonës dhuroi një penallti për Bayern.

Harry Kane mori përgjegjësinë dhe e ktheu në gol, duke i dhënë Bayern Munichut rikthimin dhe avantazhin prej 2-1.

Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe ia dolën të barazojnë shifrat në minutën e 83-të përmes Daniel Svensson i cili realizoi për 2-2.

MARKETING