Specialja arreston Isni Kilajn
Është arrestuar ish-komandanti i UÇK-së, Isni Kilaj. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Komuna e Malishevës në një postim në Facebook.
Kilaj është arrestuar pasi që Gjykata Speciale të enjten ka bastisur shtëpinë e tij.
Për arrestimin e Kiljat KOHA ka kërkuar një përgjigje edhe nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.
Në postimin e Komunës së Malishevës është shprehur shqetësim për arrestimin e ish-kryetarit Kilaj.
“Komuna e Malishevës, me shqetësim të madh ka marrë informacionin se EULEX-i mbrëmë ka arrestuar ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, z.Isni Kilaj. Paraprakisht, policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e z.Kilaj, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve”, thuhet në këtë postim.
Në këtë postim kërkohet nga Gjykata Speciale “të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve”.