SPB Tetovë: Ndalohet një person, kapet duke vozitur në gjendje të dehur
Më datë 29 tetor 2025, rreth orës 00:30, në rrugën “Kiro Ristovski Drnc” në Tetovë, punonjësit policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.N. (48) nga fshati Reçicë e Madhe e Tetovës.
Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Mitsubishi” me targa të Tetovës, të cilën e drejtonte i dyshuari. Pas masave të ndërmarra, është konstatuar se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit, me 1.95 promilë në gjak.
Personi është ndaluar në stacionin policor të Tetovës dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “Drejtim të pakujdesshëm të automjetit”.

