SPB Tetovë jep detaje për përleshjen e mbrëmshme me armë në Gajre
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë mbrëmjes së djeshme është raportuar një sulm fizik dhe kërcënim me armë në fshatin Gajre, pas të cilit policia ka arrestuar tre persona.
Të arrestuarit janë: A.M. (43), E.M. (20) dhe një 16-vjeçar, të gjithë nga fshati Gajre. Ata u kapën në automjetin “Golf”, i cili nuk i ishte bindur shenjës për ndalim të dhënë nga policia. Autoritetet vazhdojnë kërkimin e L.M., i dyshuar gjithashtu për përfshirje në ngjarje.
Sipas raportit të policisë:
“Më 20 shkurt 2026, rreth orës 20:00, personi Z.I. (39) nga fshati Gajre ka denoncuar se është ndaluar nga L.M. dhe një i mitur 16-vjeçar. Ata kanë dalë nga automjeti ‘Golf’ me targa të Tetovës, e më pas e kanë futur me forcë në oborrin e një shtëpie pronë e L.M., ku e kanë kërcënuar me armë zjarri dhe e kanë sulmuar fizikisht me send të fortë.”
Pas ndërhyrjes së policisë, rreth orës 21:50 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, janë arrestuar A.M. dhe E.M. Në fshatin Gajre, në prani të prindit, është arrestuar edhe i mituri. Automjeti është marrë për kontroll, ndërsa hetimet për gjetjen e L.M. vazhdojnë.
Pas përfundimit të dokumentimit të plotë të ngjarjes, policia do të dorëzojë parashtresën përkatëse.

