SPB Manastir thotë se e ka zbardhur rastin e heqjes me forcë të bluzës me shqiponjë

SPB Manastir ka deklaruar se e ka zbardhur incidentin e marrjes me forcë të një bluze nga një person nga Suedia, me banim në Dibër, identifikoi autorët dhe kreu intervista zyrtare me ta në stacionin policor. Konkretisht, pas marrjes së masave, policët identifikuan autorët, katër 17-vjeçarë dhe një 14-vjeçar, të gjithë nga Manastiri. Me urdhër gjykate, u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, dhe në një intervistë zyrtare në stacionin policor ata pranuan krimin.
“Më 28.08.2025 në orën 19:50 në SPB Manastir, S.H.D. (32) nga Suedia, me banim në Dibër, raportoi se në rrugën “Shirok sokak” në Manastir, personat iu afruan dhe donin t’ia hiqnin bluzën, të cilën e mbante veshur, në të cilën ishte vizatuar një kokë shqiponje në pjesën e përparme dhe të pasme. Sipas denoncimit, ai e hoqi bluzën dhe ua dha atyre pasi kuptoi se nuk mund të mbrohej”, thuhet n[ njoftim.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër individëve do të ngrihen akuza sipas nenit 319 të Kodit Penal “nxitje e urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe të tjera diskriminuese”.