Sparta e Pragës, kampione e Çekisë, festa edhe me ngjyrat kuqezi

Sparta e Pragës, kampione e Çekisë, festa edhe me ngjyrat kuqezi

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci festojnë titullin kampion në kampionatin çek. Dy futbollistët shqiptarë janë pjesë e Spartës së Pragës, që siguroi vendin e parë një javë para fundit, falë fitores së thellë 5-0 në fushën e  Mlada Boleslavit.

Sparta ka grumbulluar 86 pikë, katër më shumë se Slavia e Pragës, kur kanë mbetur vetëm tri pikë në lojë, pra ndeshja e fundit e sezonit.

Qazim Laçi është pjesë e Spartës së Pragës që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022, pra prej thuajse një viti e gjysmë, ndërsa Indrit Tuci iu bashkua kësaj skuadre gjatë merkatos së dimrit të fundit.

MARKETING