Spanja jashtë NATO-s? Reagon Sanchez: Nuk mbështetemi në emaile, por në qëndrime zyrtare

Spanja jashtë NATO-s? Reagon Sanchez: Nuk mbështetemi në emaile, por në qëndrime zyrtare

I pyetur në lidhje me zbulimin ekskluziv nga Reuters, kryeministri spanjoll tha se ata nuk mbështeten në emaile,por në dokumente zyrtare, ndërsa rikujtoi se vendi i tij është një nga aleatët më të mirë të aleancës atlantike.

“Ne nuk mbështetemi në email-e. Ne mbështetemi në dokumente zyrtare dhe qëndrime qeveritare, në këtë rast të Shteteve të Bashkuara. Ne jemi aleatë të mirë të NATO-s. Ne kemi forca të vendosura në Evropën Lindore për të mbrojtur integritetin territorial.

Këtë vit, për herë të parë që nga viti 2014, arritëm objektivin prej 2.1%. Pra, nga pikëpamja jonë, nuk ka dyshim: ne po i përmbushim detyrimet tona; ne jemi një partner besnik”, theksoi Sanchez.

Reuters citoi një email të brendshëm të Pentagonit, ku përshkruheshin opsionet që SHBA po shqyrton për të ndëshkuar aleatët e NATO-s që i konsideron të dështuar në mbështetjen e operacioneve amerikane në luftën me Iranin.

MARKETING