Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta, të gatshme të njohin shtetin e Palestinës

Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta, të gatshme të njohin shtetin e Palestinës

Udhëheqësit e Spanjës, Irlandës, Sllovenisë dhe Maltës kanë njoftuar se janë të gatshëm të njohin shtetin e Palestinës si “mënyrën e vetme për të arritur paqen dhe sigurinë” në rajonin e përfshirë nga lufta.

Katër liderët u mblodhën në margjinat e një samiti në Bruksel të premten për të diskutuar “gatishmërinë e tyre për të njohur Palestinën”, duke shtuar se ata janë të gatshëm ta bëjnë këtë “kur mund të japë një kontribut pozitiv dhe rrethanat janë të përshtatshme”, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

“Ne jemi dakord që mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajon është përmes zbatimit të një zgjidhjeje me dy shtete, me shtetet izraelite dhe palestineze që jetojnë krah për krah, në paqe dhe siguri”, një deklaratë e përbashkët e lexojnë katër krerët e qeverive.

MARKETING