Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq

Spaleti pas eliminimit të Italisë nga Europiani: Nuk mund të bënim më shumë se kaq

Italia u eliminua nga Europiani pasi u mposht nga Zvicra në fazën e 1/16-ave.

Pas humbjes, foli edhe trajneri Luçiano Spaleti në mikrofonat e RAI-t.
“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën është ritmi, ne kishim një ritëm shumë inferior se ata në pjesën e parë.
Edhe në lojtarët individualë atje ishte një ritëm tjetër. Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq. Kupa e Botës?Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

MARKETING