Sot zhvillohen gjashtë ndeshje të forta në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Gjermani

Sot zhvillohen gjashtë ndeshje të forta në Ligën e Kampionëve, vëmendja në Gjermani

Sot (e mërkurë) janë programuar gjashtë ndeshje të xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve 2025/26.

Emocionet e Ligës së Kampionëve u kthyen të martën mbrëma, ku tifozët e futbollit ishin dëshmitar të disa takimeve të zjarrta sikurse ai mes Juventusit dhe Borussia Dortmundit që u mbyll 4-4 dhe Real Madrid-Marseille që përfundoi me një fitore të vështirë nga vendasit 1-1.

Njësoj pritet të jetë edhe mbrëmjen e sotme pasi për dallim nga mbrëmë, sonte pritet të ketë ndeshje edhe më të forta së paku në letër.

Ndeshja kryesore e mbrëmjes padyshim se është ajo në mes të Bayern Munich dhe Chelseat, e cila pritet të zhvillohet në “Allianz Arena” me fillim nga ora 21:00.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë ndeshje e vetme interesante, pasi interesim të madh ka edhe për takimin Liverpool-Atletico Madrid, Paris Saint-Germain-Atalanta dhe Ajax-Inter, të cilat gjithashtu luhen në të njëjtin orar.

Nga ora 18:45 është paraparë të zhvillohet dy ndeshje, por nuk janë interesante sa këto katër tjerat që fillojnë nga ora 21:00.

Në këtë orar luajnë Olympiacos-Pafos dhe Slavia Praga-Bodo/Glimt.

 

MARKETING