Sot shumë nxehtë, deri në 41 gradë, autoritetet rekomandojnë masa mbrojtëse

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin edhe sot po sjell temperatura shumë të larta, të cilat do të arrijnë deri në 41 gradë. Do të jetë me diell dhe shumë nxehtë me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë prej 33 deri në 41 gradë.
Në Shkup, me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë jugore. Temperatura minimale do të bjerë në 18, ndërsa maksimale do të arrijë deri 41 gradë.
Për shkak të temperaturave të larta të djeshme, është aktivizuar faza 3 e Planit të Veprimit për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit, ndërsa Qeveria ka miratuar rekomandime për mbrojtjen e popullsisë.