Sot nuk ka zgjedhje në një vendvotim në Gostivar, KSHZ do të vendosë për hapat e mëtejshëm nëse ndikon në rezultatin zgjedhor
Në vendvotimin 0782 në Qafë në Komunën e Gostivarit nuk ka votime, shkaku i kushteve atmosferike. Zëdhënësi i KSHZ-së tha se do të vlerësojnë nëse numri i votuesve në këtë vendvotim do të ndikojë në rezultat dhe do të vendosin për hapat e mëtejshëm, raporton SHENJA
Ndryshe,në Qendër Zhupë dhe disa vendvotime të tjera vonesa e hapjes së votimeve është deri në 40 minuta, prandaj edhe nuk ka vazhdim të votimit.
Në disa vendvotime në Gostivar dhe Mavrovë Rostushë, ka vonesë më shumë se një orë të hapjes së vendvotimeve, prandaj do të vazhdojë për aq sa ka zgjatur vonesa.

