Sot nis takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Sot nis takimi dyditor i liderëve BE-Ballkani Perëndimor

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut mirëpret sot dhe nesër takimin e nivelit të lartë mes liderëve të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në Planin e Rritjes për rajonin.

MARKETING

Ceremonia zyrtare e pritjes së liderëve të Ballkanit Perëndimor është planifikuar të mbahet në orën 09:30, ndërsa në orën 10:00 nis paneli i parë i takimit, i cili do t’i kushtohet pikërisht Planit për Rritjen e Ballkanit Perëndimor.

Fjalimet hyrëse do të mbahen nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos.

Në vijim, nga ora 16:00, është parashikuar një takim mes kryeministrit Mickoski dhe komisioneres Kos, pas të cilit do të zhvillohet një seancë dypalëshe me delegacionet përkatëse në format të zgjeruar.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor, me vlerë prej 6 miliardë eurosh, u miratua nga Komisioni Evropian më 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla kryesore: integrimi ekonomik në tregun unik të BE-së; zhvillimi i tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor; përshpejtimi i reformave kyçe dhe rritja e mbështetjes financiare për të mbështetur proceset reformuese.

Ky takim pritet të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt përshpejtimit të integrimit evropian të vendeve të rajonit dhe përforcimit të bashkëpunimit ekonomik mes tyre.

MARKETING