Sot nis gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë

Sot nis gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë

Sot nis zyrtarisht gjysmësezoni pranveror në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së 17-të.

Vëmendja kryesore është e përqendruar te derbi shqiptar mes Shkëndijës dhe Strugës, i cili do të zhvillohet sot në Tetovë, me fillim nga ora 14:00. Ky duel pritet me interes të madh, duke pasur parasysh rivalitetin dhe objektivat e të dy skuadrave në vazhdim të kampionatit.

Në të njëjtën kohë, në program është edhe ndeshja mes Shkupit dhe Tikveshit, që do të luhet në Kavadar.

Xhiroja e 17-të do të vazhdojë të mërkurën me takimet Vardari – Arsimi dhe Sileksi – Bashkimi, ndërsa do të mbyllet të enjten me ndeshjet Brera – Makedonija Gjorçe Petrov dhe Pelisteri – Rabotniçki.

MARKETING