Sot mbyllet xhiroja e 3-të, Bashkimi pret Tikveshin, Shkupi luan me Pelisterin

Xhiroja e tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut do të mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit në program.
Skuadra e Bashkimit në Kumanovë do të pret ekipin e Tikveshit. Kumanovarët do të kërkojnë fitoren e dytë në kampionat, pas atij triumfi ndaj Rabotniçkit në xhiron e fundit, duke dashur të vazhdojnë me rezultate pozitive në këtë sezon.
Ndërkohë, pjesë e programit të ditës së sotme është edhe dueli ndërmjet Pelisterit dhe Shkupit. Lajm i mirë nga tabori i bardhebluve është se skuadra nga Çairi ka federuar disa futbollist, duke ditur se Shkupi po kalon në një periudhë të vështirë.
Të dyja ndeshjet si Bashkimi – Tikveshi dhe Pelisteri – Shkupi do të nisin nga ora 17:00.