Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut sot mbahet raundi i parë i votimit për zgjedhjet lokale.

Lista e Votuesve përfshin 1,832,415 votues të cilët pritet të votojnë në 3,474 qendra votimi në vend për 309 kandidatë për kryetar komune dhe 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunale, ose gjithsej 10,490 kandidatë.

Në zgjedhje marrin pjesë 22 parti, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur.

Qyteti i Shkupit ka numrin më të madh të kandidatëve për kryetar – 16.

Votimi fillon në orën 7 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00 të mbrëmjes.

MARKETING