Sot hapet xhiroja e 9-të, Makedonija Gj.P. takohet me Brera Strumicën

Sot hapet xhiroja e 9-të, Makedonija Gj.P. takohet me Brera Strumicën

Liga e Parë e futbollit në Maqedoninë e Veriut këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 9-të në program. Këtë xhiro e hap ndeshja Makedonija Gjorçe Petrov – Brera Strumica, që do të luhet të sot në kryeqytet, duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë pesë ndeshjet tjera do të zhvillohen të dielën.

Në Çair do të ketë derbi, aty ku Shkupi do të pret kampionët në fuqi, Struga Trim Lumin, ndërsa përballje shqiptare do të kemi edhe ndërmjet Gostivarit dhe Shkëndijës. Voska Sport në këtë xhiro do të luaj në transfertë kundër Sileksit në Kratovë. Në dy ndeshjet tjera do të takohen Bregallnica – Vardari dhe Rabotniçki – Tikveshi. Të gjitha sfidat zhvillohen nga ora 14:00.

MARKETING