Sot fotografim pa termin të caktuar për qytetarë të cilët i kanë mbushur 18 vjet, ndërsa nuk kanë kurrfarë dokumenti biometrik
Ministria e Punëve të Brendshme sot në periudhën prej orës 8 deri në orën 15:00 do të organizojë fotografim për dokumente personale pa termin të caktuar në zyrat rajonale për punë administrative në shtet (për Shkupin në pikën “Prolet”) për qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet, ndërsa nuk kanë kurrfarë dokumenti biometrik, as letërnjoftim e as pasaportë.
Nga MPB ju bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë mbushur 18 vjet, ndërsa nuk kanë kurrfarë dokumenti biometrik, të vijnë të shtunën në zyrat rajonale për punë administrative në vend, që të fotografohen dhe me kohë tu përgatitet dokumenti personal, me qëllim që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme.