Sot fillon provimi i maturës shtetërore me testin nga provimi i parë ekstern

Sot fillon provimi i maturës shtetërore me testin nga provimi i parë ekstern

Mbi 15.000 nxënës në vitin e fundit të arsimit të mesëm sot do t’i nënshtrohen provimit të parë ekstern të maturës shtetëtore të këtij vitit – gjuhë amtare dhe letërsi, i cili është i detyrueshëm për të gjithë maturantët.

Qendra Shtetërore e Provimeve ka informuar se 15,004 kandidatë janë regjistruar për provimin e maturës shtetërore të këtij viti, nga të ciët 8,816 nxënës janë nga shkollat ​​e mesme profesionale, 5,966 nga shkollat ​​e mesme të përgjithshme dhe 222 nga shkollat ​​e artit figurativ.

Qendra shtetërore e Provimeve sqaroi se 9,969 nxënës janë regjistruar për provimin e parë ekstern për gjuhën maqedonase, 4,339 për gjuhën shqipe, 292 për gjuhën turke si dhe 10 nxënës për gjuhën serbe.

Provimi i dytë ekstern do të je më 11 qershor.

 

MARKETING