Sot fillon edicioni 2025/26 në Ligën e Evropës – nëntë ndeshje në orar

Sot fillon edicioni 2025/26 në Ligën e Evropës – nëntë ndeshje në orar

Sot (e mërkurë) do të fillojë edicioni 2025/26 në Ligën e Evropës, me nëntë ndeshje që luhet sot dhe nëntë tjera nesër (e enjte) në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.

Pas emocioneve që solli Liga e Kampionëve gjatë javës së kaluar me ndeshjet e xhiros së parë, tani radhën e ka gara e dytë më e mirë për klube evropiane.

Edhe këtë edicion ndeshjet e Ligës së Evropës do të luhen në dy orare, me ndeshjet e para që fillojnë nga ora 18:45 dhe të dytat nga ora 21:00.

Ndeshjet më interesante të ditës së sotme llogariten të jenë ato mes Dinamo Zagreb-Fenerbahce, Braga-Feyenoord dhe Real Betis-Nottingham Forest.

Në takimet tjera të ditës së sotme, Roma luan në udhëtim te Nice, Malmo pret Ludogorets, Freiburg është nikoqir i Baselit, Celticu luan në udhëtim te Crvena Zvezda, PAOK-u e pret Maccabi Tel Avivin dhe Midtjylland ndaj Sturm Graz.

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar, ky trofe u fitua nga Tottenham Hotspur, i cili në finale mposhti Manchester Unitedin dhe siguroi një vend në Ligën e Kampionëve për këtë edicion.

MARKETING