Sot filloi zyrtarisht linja e re ajrore Stamboll-Ohër, fluturime katër herë në javë

Sot filloi zyrtarisht linja e re ajrore Stamboll-Ohër, fluturime katër herë në javë

Me futurimin e parë të linjës ajrore turke “Turkish Airlines” nga Stambolli për në Ohër sot u shënua zyrtarisht fillimi i linjës së re ajrore.

Fluturimet nga Stambolli në Ohër do të kryhen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish Airlines do të përdorë avionët Airbus A321, Boeing 737-800 dhe Boeing 737-900 nga flota e saj për këtë linjë.

Sipas autoriteteve, kjo linjë e re do të thotë shumë për zhvillimin e turizmit, por edhe për zhvillimin e ekonomisë.

Pasagjerët e parë nga Stambolli u pritën në Aeroportin e Ohrit nga kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikoloski, shefi ekzekutiv i TAV Airports Serkan Kaptan, drejtori ekzekutiv i Turkish Airlines Bilal Eksi dhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.

MARKETING