Sot do të lirohen 5 pacientë nga rasti Koçani, ndërsa 6 do të kthehen në vend

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka mbajtur një konferencë për media në Ministrinë e Shëndetësisë, duke iu referuar gjendjes së pacientëve nga zjarri në diskotekën Pulse në Koçan.
“Dua të njoftoj se një nga 116 që trajtohen jashtë ka vdekur. Aleksandar Karadakoski, i cili ishte trajtuar në Lituani, fatkeqësisht ka ndërruar jetë dhe dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes”, tha ministri i Shëndetësisë Taravari.
“Kemi edhe lajme të tjera të mira sa i përket trajtimit të pacientëve, nga 193 pacientë që janë trajtuar nga tragjedia e Koçanit kanë mbetur 78, 14 prej tyre janë duke u trajtuar në vend dhe 5 do të lirohen dhe janë në gjendje të mirë stabile. 9 pacientë në Shkup mbeten në spitale për t’u trajtuar”, njofton Taravari.
Sot po kthehen 6 pacientë të rinj të cilët janë më mirë dhe në gjendje stabile, 2 nga Bullgaria, 2 nga Spanja dhe 2 pacientë nga Hungaria të cilët janë mirë dhe stabil, por do të trajtohen edhe një ditë sipas protokolleve, do të qëndrojnë në spitalet tona prej nga janë dërguar për 24 orë, ndërsa 69 pacientë mbeten jashtë vendit”, thekson Taravari.
“Ka tre në jgendje kritike, por gjendja është shumë kritike, por të shpresojmë se do të bëhet mirë”, tha Taravari.
Pacienti që ndërroi jetë, Karadakoski, ishte 29 vjeç.
Në zjarrin katastrofik që përfshiu diskotekën Pulse në Koçan më 16 mars të këtij viti, humbën jetën 60 të rinj dhe rreth 200 u lënduan.