Sot ditë zie në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave të vrara
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore në Kosovë, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar se shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona.
Në Kosovë brenda katër ditësh u shënuan dy raste të vrasjes së grave.
Një 21-vjeçare u vra ditën e premte në Ferizaj, nga ish-bashkëshorti i saj. Ndërsa, të martën në qytetin e Pejës u vra një grua 43-vjeçare, nga bashkëshorti i saj. Vrasja ndodhi në banesën e çiftit.