Sot dita e 40-të e protestës: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”

Sot dita e 40-të e protestës: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku vijuan me thirrjet “Ju erdhi fundi”, “Shqipëri e re”, “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Edi Rama prite popullin se po vjen”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej”, protestuesit u nisën në marshim drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku u ndalën përpara godinës së Kryeministrisë ku vijuan me thirrjet kundër qeverisë dhe me fjalime. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë aktuale.

“Në datën 11 do të jetë një protestë shumë e madhe dhe qytetarët do t’i bëjnë një bojkot të madh kryeministrit në ikje Edi Ramës dhe Kanye West,” tha aktivisti Arben Kola.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisën edhe marshimin në rrugët e Tiranës që pritet të zgjasë deri pak para mesnatës.

MARKETING