Sot dhe nesër në Shkup dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Sot dhe nesër në Shkup dezinfektim ajror kundër mushkonjave

Në Shkup sot dhe nesër do të kryhet dezinfektim ajror kundër formave të rritura të mushkonjave.

Qyteti i Shkupit informon se dezinfektimi do të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, dhe nëse kushtet atmosferike nuk e lejojnë, atëherë do të kryhet ditën tjetër kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve që të ndërmarrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët në kohën e duhur.

 

MARKETING