Sot derbi Struga – Shkëndija, Shkupi luan ndaj Tikveshit

Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut sot sjell dy ndeshje në program në kuadër të xhiros së gjashtë. Derbi shqiptar do të ketë në qytetin buz liqenit, aty ku Struga dhe Shkëndija do të përballen për herë të parë në këtë sezon. Kuqezinjtë e Jeton Beqirit udhëtojnë drejt Strugës me të vetmin synim, të marrin fitore dhe tre pikë, kundrejt një Struge që nuk njeh humbje në këto 5 xhirot e para. Në anën tjetër, Shkupi që nuk ka asnjë fitore në kampionat, kërkon pikët e para përballë Tikveshit. Të dyja takimet Struga – Shkëndija dhe Tikveshi – Shkupi luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 15:30. /SHENJA/