Sonte Maqedonia Veriut përballë Ukrainës

Sonte Maqedonia Veriut përballë Ukrainës

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të përballet me Ukrainën në ndeshjen e vlefshme të eliminatoreve për Kampionatin Europian 2024. Të përzgjedhurit e seleksionuesit, Bllagoja Milevski janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë shumë të vështirë dhe të gjithë ndjehen të gatshëm për ndeshjen e sotme. Sulmi i përfaqësueses së vendit mund të përbëhet nga Nesterovski, Trajkovski e Elmas.

Në mesfushë janë renditur Bardhi, Ademi, Alioski dhe Ashkovski, përderisa mbrojtja kompletohet me Ristovskin, Musliun, Zajkovin dhe Dimitrievskin në portë.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45. /SHENJA/

MARKETING