Sonte finalja e Kupës, Struga përballë Vardarit

Sonte finalja e Kupës, Struga përballë Vardarit

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Maqedonisë së Veriut ku për trofeun do të luftojnë Struga Trim Lum dhe Vardari.

MARKETING

Ekipi shqiptar do të luaj për herë të dytë në një finale të Kupës dhe do të kërkojë për herë të parë të fitojë trofeun e këtij kompeticioni. Te Struga shihen gati për këtë finale dhe janë shprehur se do të japin maksimumin për të arritur të fitojnë trofeun përballë një Vardari që duket shumë e fortë dhe me ambicie për ta mbyllur këtë edicion me një Kupë dhe dalje në Europë.

Ndeshja finale ndërmjet Strugës dhe Vardarit do të luhet sonte në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00. /SHENJA/

MARKETING