Sonte festë në Prishtinë, Drita dhe Shkëndija përballen në Conference League
Prishtina do të pret sonte një spektakël ndërmjet dy skuadrave shqiptare Dritës dhe Shkëndijës në një duel të parë historik në Ligën e Konferencës. Sonte do të jetë një natë e veçantë, me dy skuadrat shqiptare që për herë të parë luajnë në një kompeticion europian të UEFA-së dhe do të përballen ndërmjet veti në një takim zyrtarë të një niveli të Europës. Duelin e sotëm e bën akoma më atraktiv edhe festat e nëntorit, pasi luhet një ditë para ditës së flamurit Kombëtar dhe tifozët kanë paralajmëruar atmosferë të zjarrtë në tribuna. Kujtojmë që Shkëndija deri më tani në Ligën e Konferencës ka grumbulluar 4 pikë, teksa Drita e Zekirija Ramadanit ka 5 pikë në konto. Fitorja eventuale e njërës apo tjetrës skuadër, pothuajse siguron zgjatjen e aventurës në këtë kompeticion edhe në fazën tjetër. Dueli ndërmjet Dritës dhe Shkëndijës do të zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke nisur nga ora 21:00.

