“SonntagsZeitung”: Policia zvicerane ka spiunuar të paktën 39 ministra të qeverisë për dekada
Dhjetëra zyrtarë të qeverisë zvicerane u monitoruan fshehurazi nga policia midis viteve 1930 dhe 1989, sipas raporteve të mediave lokale të dielën, transmeton Anadolu.
Monitorimi përfshiu të paktën 39 ministra të qeverisë gjatë të ashtuquajturit “Skandali i Dosjeve Sekrete”, raportoi gazeta “Swiss Info”, duke cituar gazetën javore “SonntagsZeitung”.
Ai erdhi pasi gazetarët ekzaminuan qindra mijëra dosje të mbikëqyrjes nga zyra e arkivit federal dhe departamentet e policisë federale dhe kantonale.
Sipas raportit, shumë prej dosjeve u hapën për herë të parë kur ministrat e ardhshëm të qeverisë u bënë aktivë politikisht në vitet e tyre të rinisë.
Në një rast, policia spiunoi edhe ish-presidenten zvicerane Ruth Dreifuss, e cila shërbeu si ministre e qeverisë midis 1993 dhe 2002, për shkak të kundërshtimit të saj ndaj Luftës së Vietnamit.
Ministrja e parë femër e qeverisë së Zvicrës, Elisabeth Kopp, e cila shërbeu nga viti 1984 deri në vitin 1989, u monitorua gjithashtu pasi babai i saj investoi shumë në një biznes në Hungari.
Monitorimi sekret përfundoi në vitin 1989 pas protestave publike.

