Sondazh në Gjermani: Vazhdon të rritet partia e ekstremit të djathtë AfD

Sondazh në Gjermani: Vazhdon të rritet partia e ekstremit të djathtë AfD

Një sondazh në Gjermani tregon se partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) vazhdon të rritet pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 23 shkurt, transmeton Anadolu.

Në një sondazh të zhvilluar nga “Forsa” për kanalet televizive RTL dhe NTV, përqindja e votave të AfD-së u rrit në 26 për qind. Sipas kësaj, AfD, e cila është në vendin e parë, arriti përqindjen më të lartë të votave deri më tani.

AfD e cila mori 20.8 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme rriti përqindjen e votave me 5.2 për qind në dy muaj. Në një sondazh të kryer nga “Forsa” më 1 prill, AfD kishte 24 për qind të votave.

Partitë e Unionit të Krishterë (CDU/CSU), të cilat dolën të parat në zgjedhjet e përgjithshme me 28.6 për qind, dolën e dyta në sondazh me 25 për qind.

Partia Social Demokratike (SPD) me të cilën CDU/CSU ranë dakord për të formuar qeveri koalicioni, mori 15 për qind të votave. SPD-ja, e cila mori 16.4 për qind të votave në zgjedhje, pati një rënie të përqindjes së votave me 1.4 për qind.

Ndërsa vota e të Gjelbërve, e cila mori 11.6 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme ra në 11 për qind ndërsa përqindja e votave të Partisë së Majtë u rrit me 0.2 për qind në 9 për qind.

Bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel citoi rezultatet e sondazhit në platformën e mediave sociale X. Ajo tha se AfD mbeti në krye duke shtuar: “Faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe”.

MARKETING