Snopçe: VMRO ka plane, por t’u shërbesh atyre është tradhti kombëtare

Snopçe: VMRO ka plane, por t’u shërbesh atyre është tradhti kombëtare

Deputeti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët (krahu i Arben Taravarit), Halil Snopçe, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se është tradhti kombëtare kur dikush shërben interesave të VMRO-së.

“Është e kuptueshme që VMRO dhe udhëheqësi i saj të ketë plane, por është tradhti kombëtare që t’i shërbesh këtyre planeve. Prandaj u them se ne s’kemi gabuar që e lëshojmë qeverinë,” tha Snopçe.

Ai gjithashtu kritikoi disa liderë të VLEN-it, duke theksuar se dikur kërkonin ridefinim të shtetit, por në mes të dy raundeve filluan të përdorin terma që përkatësia etike është më e rëndësishme se përkatësia etnike. “Imagjinoni, deklarata të tilla vinin nga liderët e VLEN-it,” shtoi Snopçe. /SHENJA/

MARKETING