Snopçe: Qeverisja e BDI-së e la Maqedoninë e Veriut vendin më të korruptuar në Evropë

Snopçe: Qeverisja e BDI-së e la Maqedoninë e Veriut vendin më të korruptuar në Evropë

Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti nga rradhët e VLEN-it Halil Snopçe, në një replikë ndaj Skender Rexhep Zejdit, tha se BDI-ja duhet japi përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 për qindëshit.

 “Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur, apo në emër të personit që kërkoi vetëm me 4 ministri dhe pa kryeparlamentar të futet  , apo po flisni në bazë të atij që përkrahi ligjin e Artan Grubit për kazinot. Partnerët tuaj zoti Rexhepi duhet të japin përgjigje për shumë gjëra, pra BDI-ja duhet të japë përgjigje për shumë pse, pse gjatë periudhës së qeverisjes 2020-24 nuk liruan asnjë të burgosur politik të vetmin që e liruat qe Nikolla Gruevski, pse e lanë ligjin e 20 për qindëshsit, historinë nuk e gjykojmë për punët që do të bëhen në të ardhmen”, u shpreh Snopçe.

MARKETING