SNHR: Regjimi i Asadit sulmoi 132 herë zonat e prekura nga tërmetet në Siri

SNHR: Regjimi i Asadit sulmoi 132 herë zonat e prekura nga tërmetet në Siri

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka bërë të ditur se forcat e regjimit të Bashar Al-Asadit pas 6 shkurtit kanë kryer të paktën 132 herë sulme ndaj zonave në veri të Sirisë, të prekura nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, transmeton Anadolu.

Rrjeti SNHR, i cili dokumenton shkeljet e të drejtave ndaj civilëve, ka publikuar një raport lidhur me bombardimet e kryera nga forcat e regjimit të Asadit ndaj zonave në veri të Sirisë që u prekën nga dy tërmetet me 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt me epiqendër në Kahramanmaraş.

“Regjimi ka sulmuar 132 herë zonat e prekura nga tërmetet në Siri. 29 nga këto sulme mes 6 shkurtit dhe 10 prillit kanë vendosur në objektiv zona larg vijës së frontit”, thuhet në raport dhe theksohet se forcat e regjimit një ditë pas fatkeqësisë kanë vendosur në objektiv me sulme artilerike zonën përreth qendrës së qytezës Mare.

Në raportin e SNHR-së po ashtu theksohet se në sulmet në fjalë kanë humbur jetën 5 civilë dhe 42 të tjerë janë plagosur.

Nga tërmetet në Siri humbën jetën të paktën 3.688 persona dhe u plagosën 14.749 të tjerë, prej të cilëve më shumë se gjysma në zonat nën kontrollin e opozitarëve.

MARKETING