Sllovenia thotë se do të transmetojë filma palestinezë në vend të Eurovision 2026

Sllovenia thotë se do të transmetojë filma palestinezë në vend të Eurovision 2026

Televizioni kombëtar i Sllovenisë RTV Sllovenia, ka bërë të ditur se nuk do ta transmetojë Festivalin e Këngës në Eurovision këtë vit, pasi më herët ky vend evropian ishte tërhequr nga pjesëmarrja në këtë ngjarje për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit.
Sllovenia, së bashku me disa vende të tjera, Islandën, Irlandën, Holandën dhe Spanjën, po bojkotojnë festivalin, sepse Izraelit iu lejua të marrë pjesë.

“Ne nuk do ta transmetojmë Festivalin e Këngës Eurovision,” tha për Associated Press drejtoresha e RTV Sllovenisë, Ksenija Horvat.

“Në vend të tij do të transmetojmë serinë filmike ‘Zërat e Palestinës’, e cila përfshin dokumentarë dhe filma artistikë palestinezë.”
Organizatorët e garës muzikore vendosën në dhjetor t’i lejojnë Izraelit pjesëmarrjen, gjë që shkaktoi tërheqjen e Sllovenisë dhe vendeve të tjera.

MARKETING