Sllovenia e fiton Hungarinë, mbetet në garë për plej of të Europianit
Përfaqësuesja e Sllovenisë ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Hungarisë me rezultat 35:32 në Kampionatin Evropian, duke mbetur kështu në garë për kualifikim në fazën e plej of-it të turneut që po zhvillohet në Skandinavi. Përfaqësuesja nga Ballkani zhvilloi një ndeshje efikase kundër hungarezëve dhe arriti te fitorja falë një pjese të dytë të shkëlqyer, pavarësisht se në pushim ishte në disavantazh prej dy golave. Më i dalluari në këtë triumf ishte Janc me dhjetë gola të shënuar, ndërsa Horzen kontribuoi me pesë. Lojtari i Pelisterit, Tajnik, së bashku me Novak dhe Makuç, realizuan nga katër gola secili. Te Hungaria u veçua Imre me tetë gola. Në xhiron e fundit të fazës së dytë, Slloveninë e pret një derbi ballkanik kundër Kroacisë, teksa Hungaria, e cila ka humbur shanset për kualifikim në fazën e nokautit, do të përballet me lideren Suedinë. Ndërkohë, në këto momente Islanda është duke luajtur me Suedinë, teksa mbrëmja mbyllet me takimin Zvicër – Kroaci, e cila në program është nga ora 20:30.

