Sllaveski në Tiranë: Ndjekim politikën monetare të kujdesshme dhe jemi të përgatitur t’u përgjigjemi të gjitha rreziqeve të mundshme

Sllaveski në Tiranë: Ndjekim politikën monetare të kujdesshme dhe jemi të përgatitur t’u përgjigjemi të gjitha rreziqeve të mundshme

Banka Popullore veproi me vendosmëri për të ruajtur stabilitetin makroekonomik dhe financiar në ekonomi. Ashtu si shumica e bankave qendrore në rajon dhe më gjerë, u ndërmorën masa gjithëpërfshirëse të synuara për stabilizimin e inflacionit, ruajtjen e qëndrueshmërisë së kursit të këmbimit dhe forcimin e stabilitetit financiar, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski në konferencën e mbajtur në Tiranë, Shqipëri, në organizim të Bankës së Shqipërisë dhe Komitetit për Transformimin e Breton Uds, me rastin e 100-vjetorit të themelimit të saj. Në konferencë mori pjesë edhe zëvendësguvernatori Fadil Bajrami.

Në panel diskutimin në të cilën po marrin pjesë edhe guvernatorët e Armenisë, Maltës, Lituanisë dhe Portugalisë, ndërsa të cilën e ka udhëhequr zëvendësguvernatorja e parë e bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhizi, guverntaroi Sllaveski theksoi se politika monetare e menduar me kujdes dhe masat e ndërmarra në tregun valutor kontribuan në forcimin e pritjeve të inflacionit dhe në uljen graduale të inflacionit.

“Inflacioni është ulur ndjeshëm krahasuar me maksimumin e tij në fund të vitit 2022 dhe përsëri është rikthyer në nivel njëshifror. Bazuar në masat e ndërmarra, si dhe në supzimet për kontekstin e jashtëm dhe të brendshëm, presim që si të ngadalësohet më tej dhe të kthehet në nivelin e mesatares historike në periudhën që vjen”, theskoi Sllaveski, duke shtuar se Banka Popullore mbetet e kujdesshme dhe e udhëheqë politikën e saj mbi bazën e analizave dhe të dhënave të thelluara, ndërsa çdo vendim do të merret duke shqyrtuar të gjitha informacionet e disponueshme dhe rreziqet e mundshme.

Guvernatori, gjithashtu, theksoi një sërë masash makroprudenciale që Banka Popullore ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe si një “vijë e dytë mbrojtjeje”, me të cilat është mbështetur orientimi i politikës monetare dhe është forcuar më tej qëndrueshmëria financiare dhe stabiliteti i sistemit. Megjithatë, të gjitha këto aktivitete u shoqëruan me komunikim të shtuar dhe proaktiv me publikun, i cili luajti një rol të rëndësishëm në stabilizimin e pritjeve të tregut dhe në ruajtjen e besimit dhe kredibilitetit të Bankës Popullore.

Në konferencën në të cilën morën pjesë guvernatorë të bankave qendrore, si dhe përfaqësues të indsitucioneve ndërkombëtare dhe komuntetet akademike, u diskutua mbi mënyrat se si bankat qendrore mund të ruajnë besueshmërinë, të forrcojnë pritjet dhe të arrijnë stabilitetin e çmimeve në kushte të një mjedisi të paparashikueshëm të çmimeve, pasiguri të shtuar gjeopolitike dhe goditjen e vazhdueshme globale.

MARKETING