SKTA: Kemi të drejtën e grevës, do ta ankimojmë vendimin e Gjykatës Civile

SKTA: Kemi të drejtën e grevës, do ta ankimojmë vendimin e Gjykatës Civile

Me këtë letër, Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror (SKTA) demanton kategorikisht që në çdo deklaratë apo formë të shkruar dhënë nga ndonjë anëtar i SKTA-së përfshirë edhe kryetarin e sindikatës, Aleksandar Tasevski, është pranuar kinse greva e paralajmëruar është e paligjshme ose kemi vepruar në kundërshtim me ligjin.

Pretendimet e publikuara nga M-NAV SHA Shkup se “kryetari i SKTA-s ka pranuar se greva që e paralajmëroi është e paligjshme” janë plotësisht të pavërteta dhe paraqesin përpjekje për të manipulim të opinionit. Qëllimi i këtyre deklaratave është të shpërqendrohet vëmendja nga problemi i vërtetë që ka qenë në vazhdimësi që nga viti 2023, ndërsa menaxhmenti aktual nuk ka kapacitet e as vullnet për ta zgjidhur.

Të nderuar

Me këto dezinformata po dëmtohet qëllimisht imazhi i SKTA-s dhe udhëheqësisë së saj e cila në periudhën e kaluar deri në fund është angazhuar për respektim të të drejtave profesionale dhe të drejtat e punëtorëve si dhe kontrollorëve të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si deri tani, do të vazhdojmë ta themi të vërtetën, si para mediave ashtu edhe para institucioneve.

SKTA e ka ankimuar vendimin e Gjykatës Themelore Civile të Shkupit e cila shqiptohet si një masë e përkohshme për ndalimin e grevës, ndërsa ne e respektojmë të njëjtën gjë që nuk do të thotë se me këtë konfirmojmë se paralajmërimi i grevës është i paligjshëm dhe jolegjitim.

Njëherësh, theksojmë se për legjitimitetin dhe rregullshmërinë e paralajmërimit dhe mbajtjes së grevës ekzistojnë prova të shumta edhe me shkrim, të cilat tashmë janë dorëzuar në Gjykatën Themelore Civile të Shkupit.

Të ishte mbajtur seanca e caktuar për datën 17.10.2025, këto prova do të ishin prezantuar dhe shqyrtuar publikisht, por në vend të kësaj, gjykata nxori një vendim për masën e përkohshme një ditë më parë, më datë 16.10.2025, pa u dhënë të pandehurve mundësinë të prononcohen dhe të paraqesin argumentet e tyre.

Jo vetëm që ne si palë në procedurë, nuk patëm mundësinë të prononcohemi për pretendimet në padi, por edhe publiku u privua edhe nga qasja e vërtetë e ngjarjeve, sepse asnjërës prej mediave nuk iu dha qasje në dokumentet origjinale që konfirmonin ligjshmërinë e grevës së paralajmëruar e cila nuk duhet të jetë fokusi i medias në këtë moment.

Veçanërisht theksojmë se është e papranueshme që në opinion të transmetohen deklarata të nxjerra jashtë kontekstit, pa mbështetje me shkrim dhe pa verifikuar provat faktike.

SKTA disponon me dokumente autentike që konfirmojnë vërtetësinë dhe për këtë arsye u bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe institucioneve publike që duan të paraqesin situatën reale – t’i kërkojnë këto prova dhe të informojnë në mënyrë objektive dhe profesionale.

Me respekt,

Bordi sindikal i SKTA-së pranë M-NAV SHA Shkup

MARKETING