Skocia befason Spanjën, Kovaçiç mposht i vetëm Turqinë

Skocia befason Spanjën, Kovaçiç mposht i vetëm Turqinë

Skocia bën befasinë në “Hampden Park” të Gllasgout, pasi mposhti me rezultatin 2-0 Spanjën dhe mori kryesimin e grupit. Mesfushori i Manchester United, Scot McTominay ishte heroi i skocezëve këtë mbrëmje, pasi shënoi të dy golat e takimit, fillimisht në minutën e 7’ dhe më pas në të 57-ën.

Asgjë për të bërë për “Furia Roja”-n e trajnerit De la Fuente, që pas debutimit bindës, bie në pengesën e parë serioze, duke mbetur në vendin e dytë me vetëm tri pikë të marra.

Rikthehet te fitorja Kroacia, që ia doli të triumfojë 0-2 në Stamboll ndaj Turqisë. Edhe këtu ishte mesfushori i Chelsea-t, Mateo Kovacic, ai që vulosi fatin e takimit, duke shënuar dy herë në portën e turqve.

 

MARKETING