Skandal në Kishën Katolike të Greqisë/ Priftërinjtë vjedhin 3 milionë euro

Skandal në Kishën Katolike të Greqisë/ Priftërinjtë vjedhin 3 milionë euro

Kisha Katolike e Greqisë po përballet me një skandal të madh, pasi autoritetet kanë nisur një hetim mbi dy priftërinj të lartë, të akuzuar se kanë përvetësuar 3 milionë euro nga arkat e Kishës dhe i kanë investuar në lokale nate.
Sipas mediave helene, këto fonde janë zhdukur nga llogaritë e Kishës Katolike dhe janë përdorur për të financuar biznese të dyshimta. Presidenti i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave ka urdhëruar ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi ka paraqitur gjetjet e tij në organin kompetent të akuzës.

Hetimet kanë treguar se kjo situatë ka filluar tetë vite më parë, kur u vërejtën lëvizje të shumave të mëdha parash nga llogari të caktuara nga dy priftërinjtë, të cilat përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës, duke u shfaqur si investime. Alarmi u ngrit nga banka, e cila evidentoi këto lëvizje të dyshimta, duke çuar në veprimet e autoriteteve ligjzbatuese.

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave ka konfirmuar se këto fonde janë përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike, duke e çuar hetimin drejt dy priftërinjve dhe disa biznesmenëve të përfshirë në këtë skandal. Kjo situatë ka ngjallur shqetësim në opinionin publik dhe ka hedhur hije dyshimi mbi besueshmërinë e institucioneve të Kishës në Greqi.

MARKETING