Skandal: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

Skandal: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

Një klub basketbolli serb po bëhet temë diskutimi, jo për shkak të rezultateve të tij, por për shkak të dizajnit të veçantë të fanellave.

Një detaj në fanellat e klubit ka shkaktuar reagime të forta nga ana e publikut në Kosovë.

Në Serbi, ngjarjet sportive shpesh shndërrohen në ngjarje me ngarkesë politike, veçanërisht kur dëgjohen thirrje si “Kosova – Serbi”.

Klubi Kollubara nga Llazarevci ka përfshirë në fanellat e këtij sezoni hartën e Kosovës, por e ka mbuluar atë me ngjyrat e flamurit serb. Kjo ka shkaktuar zemërim të madh në Kosovë.

“Asnjëherë nuk humbet ajo që është e shenjtë. Rritu me shpresë, o lule e kuqe”, ka shkruar klubi në fjalë në rrjetet sociale.

Ky veprim është përkrahur nga tifozët serbë, por ka shkaktuar reagime të ashpra në Kosovë dhe më gjerë.

Vlen të theksohet ky klub luan në Ligën e Dytë të Meshkujve në Serbi dhe ka pasur në të kaluarën suksesin më të madh duke u ngjitur në rangun më të lartë të basketbollit serb.

MARKETING