Situatë që duhet të ishte parandaluar – thotë Trump, për përplasjen e aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Situatë që duhet të ishte parandaluar – thotë Trump, për përplasjen e aeroplanit me pasagjerë dhe helikopterit ushtarak në Uashington

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë në një deklaratë zyrtare se ishte “i informuar plotësisht” rreth përplasjes së një aeroplani me pasagjerë dhe një helikopteri ushtarak pranë një aeroporti në Uashington.

“Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit”, shkroi Trump.

“Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore…”.

“Pse helikopteri nuk u ngjit apo nuk u kthye, pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”.

“Kjo është një situatë e keqe që duket se duhet të ishte parandaluar. JO MIRË!!!”, ka shkruar Trump.

Reagim i tij vjen pasi një operacion “shumë kompleks” kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar pasi një avion pasagjerësh u përplas me një helikopter ushtarak në Uashington DC.
Aeroplani i American Airlines, me 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, po ulej në “Reagan Washington National Airport” kur u përplas në ajër me fluturaken ushtarake, e cila kishte tre ushtarë në bord.

MARKETING