Siri, të paktën 810 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti

Siri, të paktën 810 persona të vdekur dhe mijëra të plagosur nga tërmeti

Të paktën 810 persona kanë humbur jetën dhe mbi 2.315 të tjerë janë plagosur në rajone të ndryshme të Sirisë si pasojë e tërmeteve me epiqendër në qytetin Kahramanmaraş të Türkiye-s, raporton Anadolu.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm edhe në qytetet Idlib, Halep, Hama, Latakia, Tartus dhe Rakka të Sirisë dhe se ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Sipas agjencisë së lajmeve SANA të regjimit të Asadit, 430 persona kanë humbur jetën dhe 1.315 të tjerë janë plagosur nga tërmeti në qytetet Halep, Hama dhe Latakia të cilët ndodhet nën kontrollin e regjimit.

Po ashtu dhjetëra ndërtesa janë shembur ose janë dëmtuar edhe në rajonet nën kontrollin e opozitarëve në veri të Sirisë.

Sipas informacionit që gazetari i AA-së në terren që ka përpiluar nga Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), Mbrojtja Civile (Beretat e Bardha), institucionet shëndetësore lokale dhe burimet lokale, të paktën 380 civilë kanë humbur jetën dhe të paktën 1.000 të tjerë janë plagosur në Idlib dhe në zonat e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” në Siri.

Më tej theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

MARKETING