Siri, foshnja e lindur nën rrënoja pagëzohet Aya nga stafi mjekësor

Siri, foshnja e lindur nën rrënoja pagëzohet Aya nga stafi mjekësor

Një foshnjë siriane e cila u gjet nën rrënojat e tërmetit, duke e pasur akoma kërthizën e lidhur me nënën e saj të vdekur, është pagëzuar Aya, raporton Anadolu.

E lindur në rrethana të jashtëzakonshme në qytetin e Jindires-it në veriperëndim të Sirisë, Aya do të rritet jetime.

Ajo erdhi në këtë botë në orët e para të mëngjesit të së hënës, pikërisht në kohën kur ndodhi tërmeti i parë, teksa nëna e saj ishte ende e bllokuar nën rrënoja.

Foshnja u shpëtua nga rrënojat pas pesë orësh punë kërkimi dhe shpëtimi nga ekipet e Mbrojtjes Civile Siriane, të njohura si “Helmetat e Bardha”.

Ajo kishte lëndime në pjesë të ndryshme të trupit. Stafi në spitalin Ceyhan më pas e pagëzoi foshnjën Aya dhe konfirmoi se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore.

Në tërmet, përpos nënës, foshnja humbi edhe tre anëtarë të tjerë të familjes, motra dhe vëllezër.

Në Siri, më shumë se 3.100 persona humbën jetën nga tërmeti, sipas shifrave të përpiluara nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit sirian dhe “Helmetat e Bardha”.

MARKETING