“Sirena” arabe për Grealish, City cakton çmimin e kartonit

Jack Grealish mund të jetë sakrifica e madhe e Manchester Cityt në këtë afat kalimtar të merkatos. Klubi nga Manchesteri është i gatshëm ta lërë të lirë sulmuesin për rreth 40 milionë paund, një shifër shumë më e ulët nga 100 milionë paundët që u shpenzuan për ta “rrëmbyer” nga Aston Villa në vitin 2021.
Pavarësisht disa shkëndijave, performanca e anësorit anglez nuk i përmbushi pritshmëritë, kjo ndoshta si pasojë e dëmtimeve dhe gjithashtu për shkak të vështirësisë së tij për t’u përshtatur me skemat e Guardiolës.
Ka disa ekipe arabe të interesuara për të si Al-Ahli dhe Al-Hilal, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e pistës Aston Villa në Premier League.