Sindikata e AOJSH-së kërkon paga më të larta dhe kthim të shtesave të rrogave për të punësuarit në gjykata

Sindikata e AOJSH-së kërkon paga më të larta dhe kthim të shtesave të rrogave për të punësuarit në gjykata

Para Gjykatës themelore civile Shkup në protestë paralajmëruese doli Sindikata e AOJSH-së dhe Shoqata e administratës gjyqësore. U ,bështetën edhe nga të punësuarit në gjykata të cilët paraprakisht protestuan para Gjykatës themelore penale Shkup organizuar nga Sindikata e pavarur e administratës shtetërore (SPASH) dhe Sindikatës së pavarur të shërbimit gjyqësor.

Kryetari i Sindikatës së AOJSH-së, Tërpe Dejanovski deklaroi se i kërkojnë shtesat e rrogës të cilat ndaluan së paguari pasi që Gjykata kushtetuese solli vendim për 78 për qind të rriten rrogat e gjykatësve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë.

Theksoi se edhe pse në Ligjin për shërbim gjyqësor dhe Ligjin për shërbimin e prokurorisë publike të punësuarit kanë të drejtë për shtesa të rrogës për rrezik të lartë, për besueshmëri dhe për shërbime të posaçme të punës, ato nuk paguhen as në gjykata, as në prokurori, siç tha “për shkakun evetëm që të paguhen rrogat e gjykatësve dhe të prokurorëve”.

“Me vite prapa paralajmërojmë dhe themi vetëm një gjë – mos i rritni rrogat e gjykatësve dhe prokurorëve pa i rritur rrogat e të punësuarve. me vite prapa mbajmë greva dhe protestojmë në gjykata dhe prokurori dhe me vite prapa nuk na kuptojnë. Nuk mundet, për dikë nënë, për të tjerët njerkë. Durimi i këtyre njerëzve është nga fundi. Tashmë nuk i kemi as shtesat që i kishim. Ky është paralajmërim dhe nëse në afat sa më të shkurtë nuk zgjidhet problemi për rrogat dhe për shtesat, këta njerëz dhe kolegët nga administrata shtetërore janë të gatshëm ta ndalin punën nga shtatori”, deklaroi Dejanovski.

Borçe Mirçevski, kryetar i Shoqatës së administratës gjyqësore, tha se protesta është revoltë për shkak të mos-rritjes së rrogave dhe mos-pagesës së shtesave.

Theksoi se sipas Rregullores është konfirmuar e drejta e shërbimit gjyqësor për shtesa për rrezik gjatë punës, punë jashtë orarit dhe për besueshmëri dhe se secila nga tre kategoritë sjellë përqindje të çosaçme të cilat së bashku janë 35 për qind.

Pyeti se çka nga këto kushte nuk i kanë përmbushur nëpunësit gjyqësorë në mënyrë që Këshilli buxhetor gjyqësor të sjellë vendim për vetëm 5 për qind. Mirçevski shtoi edhe se nuk heqin dorë nga lërkesat dhe se do t’i vazhdojnë protestat.

MARKETING