Siljanovska: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur, nevojiten më shumë debate publike

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i pritur dhe se Gjykata duhet të ketë më shumë debate publike.
MARKETING
Duke folur si juriste ajo tha se nuk i kupton lëvizjet e dy gjykatësve kushtetues, të cilët nuk kanë qenë në seancën përgatitore të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Do ta them si juriste, e pritshme ishte, disa herë kam thënë se në Gjykatën Kushtetuese duhet të ketë më shumë debate publike, një periudhë kanë qenë të suspenduara thuajse debatet publike, ajo është faza kur do të ftohen përfaqësues të iniciativave, përfaqësues të institucioneve por edhe përfaqësues që nuk e përkrahin iniciativën, të ketë një debat të tillë, ku të plasohen argumentet për dhe kundër dhe më pas Gjykata Kushtetuese të vendos”, tha Gordana Siljanovska-Davkova, presidente.