Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe

Siljanovska-Radev: Bisedat tona janë miqësore, vendosëm tonin për marrëdhëniet dypalëshe

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua me homologun e saj bullgar, Rumen Radev, në kuadër të Samitit për ndryshimet klimatike (COP29) në Baku.

Siç raportojnë mediat bullgare, në fillim të bisedës, Radev e falënderoi për ftesën në takim dhe deklaroi se ky është një vazhdim i rëndësishëm i “marrëdhënieve tona shumë të hapura dhe miqësore”.

“Ajo që është e rëndësishme është se çfarë duhet t’i themi njëri-tjetrit. Bisedat tona janë shumë miqësore dhe shumë domethënëse. Dhe më vjen shumë mirë që së bashku me ju mund të vendosim tonin për marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Radev cituar nga “BNT”.

Me këtë u pajtua edhe presidentja e RMV-së, e cila tha se kolegu i saj bullgar është “elementi më i qëndrueshëm në vend”.

“Kemi pasur një fillim të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në Bullgari, mendoj se gjithçka është e ndryshueshme, përveç jush. Jeni elementi më i qëndrueshëm në vend. Këtë e kam dëgjuar nga kolegët tanë”, tha Siljanovska Davkova.

MARKETING